5.4 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Borrell: Kushtëzimet e palëve e penguan përparimin në dialog

Pa ndonjë përparim, Kosova dhe Serbia përmbyllën edhe një maratonë takimesh të enjten në Bruksel.

Sipas udhëheqësve të BE-së, arritjen e pajtimit e penguan kushtëzimet që paraqitën palët.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetëson bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tha se marrëveshja mes tyre nuk ishte e mundur, sepse “parakushtet e njërës palë ishin të papranueshme për tjetrën”.

Ai konfirmoi se temë e diskutimeve në Bruksel ishte propozimi i ri i diplomatëve perëndimorë për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili u prezantua në Prishtinë dhe në Beograd më 21 tetor.

“Palët nuk ishin të gatshme të bien dakord për të pa parakushte, e që janë të papranueshme për palën tjetër. Në fund, ne kërkojmë që palët të angazhohen sinqerisht në procesin e normalizimit”, tha Borrell.

Sipas tij, kjo “mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut, sepse është e vetmja mënyrë për të përparuar në rrugën evropiane”.

“Ne do të vazhdojmë të insistojmë dhe të punojmë për të arritur një marrëveshje. Por sot, për fat të keq, nuk ishte e mundur”, tha kryediplomati evropian.

Më Shumë

Kastrati: Të futet në kurikulat mësimore lufta e UÇK-së

Kadri Kastrati, njëri ndër komandantët e UÇK-së, tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se Meka dhe Medina e shqiptarëve janë Prekazi, varrezat e...

Përballje interesante sonte në Rahovec

Ndeshje shumë e rëndësishme në kuadër të xhiros së radhës në Superligë sonte zhvillohet ndërmjet Rahovecit 029 dhe Borës. Takimi do të luhet në palestrën...

Lajmet e Fundit