Brenda gushtit, listat finale të veteranëve

Brenda muajit gusht pritet të përfundojë procesi i shqyrtimit të rreth 20 mijë ankesave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët e Komisionit për verifikimin e veteranëve.

Në anën tjetër veteranët kanë paralajmëruar protesta të reja në muajin shtator, nëse nuk përfundon tërë procesi gjatë gushtit, pasi që kërkojnë që sa më parë të fillojë dhënia e beneficioneve për veteranët.

Udhëheqësi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit, Faik Fazliu, ka thënë për “Zërin” se beson që procesi i shqyrtimit të ankesave do të bëhet shumë shpejt dhe se veteranët do të marrin certifikatat brenda muajit gusht.

“Procesi është në përfundim e sipër, besoj që në fund të këtij muaji të gjithë do t’i marrin vendimet dhe certifikatat”, ka deklaruar shkurt Fazliu.

Ndërsa përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se në bazë të informata që i kanë, procesi i shqyrtimit të ankesave është afër përfundimit dhe se shpreson që ky proces të përfundojë shpejt.

Më Shumë

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit