12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Bujqit reagojnë ndaj masave: Nuk e rrokë logjika që këto masa të na përfshijnë edhe ne

Qeveria në detyrë mbrëmë ka marrë masa shtesë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Me masat e reja, çdo qytetar do të ketë të drejtë të lëvizjes vetëm për 90 minuta.

Por, kundër këtyre masave po deklarohen bujqit. Ata thonë se nuk janë kontaktuar fare para marrjes së këtyre masave, derisa shtojnë se dalja e tyre në ara nuk e rrezikon askënd.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, i ka thënë Gazetës Express se bujqit nuk janë konsultuar fare për këto masa.

Ai ka kërkuar një zgjidhje sa më të shpejt për këtë çështje.

“Ne nuk jemi konsoltuar fare për këto masa dhe sot kam pranuar telefonata nga bujqit të cilët kanë shprehur paknaqësi. Duhet të reagoj edhe kryeministri për këtë çështje, meqenëse është në dëm të bujqve. Unë mbrëmë u njoftova nga mediat për këto masa. Provova me kontaktu me Ministrin e Bujqësisë, por nuk pata qasje. Unë mendoj se ministri duhet me reagu për këtë vendim, sepse tash jemi në flugun më të madh të mbjelljeve. Bujqit kanë nevojë me dal edhe në komunikacion, për me shku në ara. Nuk e rrok logjika që këto masa të vlejnë edhe për bujqit”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, me daljen e tyre në ara, bujqit nuk e rrezikojnë shëndetin e askujt.

Ai ka propozuar që bujqit të cilët janë të angazhuar në mbjellje, të pajisen me leje të veçanta.

“Bujqit nuk e rrezikojnë shëndetin e askujt kur dalin në ara sepse ata punojnë vetëm, pra duhet të sqarohet. Ose të bëhet me ndonjë lejë që bujqit që janë të angazhuar në mbjellje ose përgatitje për mbjellje të pajisen me leje të veçanta në komunë, sepse vetëm një ditë me humb për ne është shumë. Mund të ketë reshje të mëdha të shiut edhe edhe bujqit mos me pas mundësi me hy fare në ara dhe do të mbesin pa e mbjell misrin ose patatet”, ka thënë Tahiri për Express.

Për këto masa ka reaguar edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa e ka pyetur Qeverinë në detyrë se si do t’i mbjellin arat bujqit kur nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë.

“A ka Qeveria në detyrë përgjigje, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojne te dalin nga shtepia?”, ka shkruar Mustafa.

Ndryshe, mbrëmë është bërë me dije se çdo qytetar, nga data 15 prill 2020 së paku deri më 3 maj 2020, do të ketë të drejte të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të parafundit të numrit personal.

Kushdo që nuk i respekton këto masa, mund të dënohet me gjobë prej 1 mijë deri në 8 mijë euro.

“Mosrespektimi i masave të përcaktuara në këtë vendim konsiderohet, sipas ligjit, si kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë prej 1,000 Euro deri në 2.000 Euro gjobë për personat fizikë dhe prej 3,000 Euro deri në 8.000 Euro për personat juridikë, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet prej 500 Euro gjobë deri me 1,500 Euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Gazeta Express

Më Shumë

Rexhaj: Jam i sigurt që opozita nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kjo opozitë nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje. “Jam shumë i sigurt që kjo...

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

Lajmet e Fundit