0.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

‘Bujtinat’ e prizrenalive, presin mysafirët

Prizreni5-24Jo vetëm ngjarje e madhe e filmit, por e shndërruar tashmë në një ngjarje të madhe kulturore, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, ka bërë që gjatë kohës së mbajtjes së tij, Prizrenin ta vizitojnë me qindra njerëz. Kjo, pos festivalit, i ka sjell të mira dhe vetë qytetit, pos të tjerave edhe në anën materiale.

Ashtu si vitet e kaluara, të gjitha bizneset që kanë shërbime klientele janë bërë gati për të pritur mysafirë gjatë kohës sa do të zgjasë DokuFesti. Disa nga ta thonë se e presin me kënaqësinë më të madhe e disa thonë se periudha 17-25 gusht do të jetë e njëjtë si të gjitha ditët tjera të vitit. Me përjashtim të hoteleve-bujtinave që punojnë për 365 ditë në vit, ka edhe nga ata që hapin dyert e shtëpive dhe ofrojnë mundësi akomodimi për turistët nga vendet e ndryshme të cilët udhëtojnë për në Prizren, në DokuFest.

Pronari i bujtinës “Andi”, që gjendet te Qafa e Kishës, Asllan Shala, thotë se ka pranuar rezervime për dhomat të cilat i ka në dispozicion për klientë. Ai për gazetëtn ka thënë se pregatitjet janë në nivelin e duhur, që sipas tij, vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit ka rezervime para se të fillojë festivali.

“Ne nuk jemi duke e pritur festivalin, ne punojmë 24 orë çdo ditë, por edhe për këtë festival jemi pregaditur deri në pikë të fundit për klientët tanë” thotë Shala, shkruan Zëri. Çmimet sipas tij nuk do të lëvizin.

“Jemi me traditë si hotelier dhe nuk dëhirojmë që të krijojmë përshtypje si qytetar shfrytëzues për të huajt që vijnë tek ne, do të vazhdojmë sikur me dhe pa DokuFestin” ka shtuar Asllan Shala. Njejtë sikur Asllan Shala thotë edhe pronari i hotel “Venisi”, Iftiman Ademaj.

“Ngase punojmë vazhdimisht, kemi klient të rregullt, por për DokuFest ashtu si ka ndodhur vitin e kaluar me organizatorët e këtij festivali, ashtu do të punojmë edhe këtë vit” ka thëqnë Ademaj. Dhomat e tij sillen me një çmim çift prej 35 deri në 40 euro, ndërsa për dhomë njëshe, Ademaj thotë se nata kushton 25 euro.

“Ende po presim që t’i “rehatojmë” vizitorët e huaj, që përveç se do të kënaqen në ditët e DokuFestit, ata do të akomodohen në mënyrën më të mirë të mundshme nga ana jonë” ka shtuar Ademaj.

Gjatë vitit të kaluar, disa nga këto biznese kishin përjetuar një keqkuptim nga ana e medieve, që sipas tyre, një shumë e madhe e të hyrave biznesore kishte dalë në pah e një gjë e tillë pronar i një bujtine tjetër, i njohur për redaksinë e “Zëri”-t, thotë se nuk ka ndodhur.

“Nuk do të doja të jem pjesë e kontratave të mundshme nga organizatorët e as i përfshirë në medie, ngase vitin e kaluar është thënë se 6 milion euro kanë përfituar bizneset-bujtinat në Prizren, por realisht një gjë e tillë nuk është e mundur, e më pas inspektorët dhe ligjvënësit na kanë “sakatuar” me tatime shtesë” ka thënë ai. Ndryshe nga “përjetuesit” e DokuFestit, Mark Curri, pronar i bujtinës “Kalaja” thotë se me të marrë vesh se ky biznes është më i kërkuari gjatë ditëve të festivalit, kohë më parë ka renovuar shtëpinë e tij private dhe e ka “mbushur” me krevetër.

“Kam dëgjuar që flenë “grumbull” dhe kam mbushur dhomat me katër a pesë krevetër të cilat do të jenë në shfrytëzim të “kërkuesve” të gjumit” ka thënë Curri. I interesuar se si do të rrjedhojë i gjithë festivali, Curri thotë se çmimet për person do të sillen nga 15 deri në 20 euro për person. “Nuk kam punuar më herët me këtë biznes, por kushtet i kam krijuar si për vete, ashtu edhe për mysafirët, kështu që vizitorët të jenë sa më të kënaqur edhe me pritjen prizrenase” thotë ai.

Hotel “Prizreni” është vendi ku nga dhjetori i vitit kaluar ka marrë kërkesa për rezervime gjatë periudhës së këtij festivali. Menaxheri i “Prizreni”-t, Nexhat Palushi ka thënë se mëngjesi dhe fjetja janë të përfshira në një çmim prej 48 euro e 50 cent, që sipas tij, kjo marrëveshje ka ardhur në bashkëpunim me organizatorët e DokuFest.

“Jemi duke i pritur mysafirët që të na vijnë nga data 17, nga të cilët, të gjitha dhomat i kemi të rezervuara” ka thënë Palushi. Kordinatorja e DokuFest, Nita Dedaj, thotë se ka dy muaj që stafi i festivalit është duke u marrë me pregaditjen e akomodimit të viziotërve të ftuar nga ta. “Me të gjitha bujtinat, kohë më parë dhe vazhdimisht jemi duke punuar në këtë drejtim, për akomodimin e të ftuarve tanë që e kanë konfirmuar ardhjen e përcjelljes së festivalit, marrëveshje kontraktore kemi me të gjithë dhe besoj se do të na shkojë mbarë i gjithë procesi” ka thënë ajo.

Më Shumë

SBASHK-u thotë se pas protestave nuk përjashton as grevat e përgjithshme

Edhe përkundër protestës të organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës, më 4 dhjetor, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës...

Vlerat e urave të Prizrenit shpalosen me publikime të ndryshme

Vlerat e urave të Prizrenit janë shpalosur përmes publikimeve të shoqërisë civile, por edhe të autoriteteve komunale.   Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” të hënën ka...

Lajmet e Fundit