11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Bukoshi, kujdestar i Qeverisë në Kuvend

Bujar BukoshiKryeministri HashimThaçi, shumë shpejt pritet t’ia japë punën shtesë njërit prej zëvendësve të tij. Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Bujar Bukoshi i cili do të ketë për detyrë që ta përfaqësojë kabinetin qeveritar në punimet e Kuvendit të Kosovës. Ish-ministri i Shëndetësisë, është rikthyer në pozitën e tij qeveritare pasi ishte larguar vullnetarisht, me të filluar procesi gjyqësor ndaj tij ku akuzohej për korrupsion.

Vendimi i gjykatës që e shpalli të pafajshëm ia mundësoi atij kthimin në postin e zëvendëskryeministrit. Muajin e kaluar kryeministri ia ka shpërndarë kabinetit qeveritar një letër me anë të së cilës ata duhet të votonin për emërimin e një kujdestari të Qeverisë në Kuvend. Në atë mbledhje, kjo çështje ishte shtyrë, ndërsa e njëjta pritet të rikthehet në njërin nga takimet e ardhshme të Qeverisë.

Gazeta Tribuna edhe më herët ka publikuar dokumentin me anë të të cilit, kryeministri njofton kabinetin e tij se tash e tutje një njëri do të përkujdeset për punët në Kuvend dhe do t’i raportojë Qeverisë në detaje se çka ndodh atje.

Më Shumë

Liria fiton në shtëpi dhe ngjitet në vendin e tretë

Liria ka marrë një fitore të rëndësishme para tifozëve të saj, duke mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat 2:1 në kuadër të Ligës së Parë. Golave...

Muzeu i Hidroelektranës në Prizren bëhet funksional, hap dyert për publikun

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se Muzeu i Hidroelektranës në Prizren tashmë është funksional dhe i hapur për vizitorët, pas përfundimit të...

Lajmet e Fundit