Burri në Malishevë i bën për spital gruan dhe fëmijët e tij

Si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre, shumë gra kosovare marrin lëndime trupore për çka iu duhet që detyrimisht të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Një rast i tillë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Malishevë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një 21-vjeçare mbrëmë ka përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve që dyshohet se i mori nga dhuna fizike që ia shkaktoi bashkëshorti i saj. Ajo rastin e ka denoncuar edhe në Polici, ku ka rrëfyer gjithë tmerrin që përjetoi.

Bazuar në dëshminë e saj e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë  e tyre në fshatin Maxharrë, ku bashkëshorti i saj dyshohet se e ka sulmuar fizikisht në sy të fëmijëve të tyre. Dhunë ai dyshohet se ushtroi edhe ndaj fëmijëve.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arritur që të arrestohet, ndërsa fëmijët po ashtu janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF dhe më pas i janë dorëzuar viktimës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit