8.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Bytyqi: SBASHK-u s’e ka të qartë se s’ka buxhet për rritje pagash


Edhe pas rritjes së pagave për 48 euro SBASHK-u, nuk është tërhequr nga kërkesat e tyre të mëparshme, megjithatë, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, pret që nesër të fillojë mësimi i rregullt nëpër shkolla.

Bytyqi ka thënë se qeveria nuk ka mundësi buxhetore që të rrisë më shumë koeficientin e pagave.

“SBASHK-u vazhdon me pas kërkesa që i ka pas nga fillimi, por konsideroj se nuk e kanë të qartë se nuk është çështje diskutimesh por është mundësi buxhetore dhe nuk ka mbetur më hapësirë për diskutim, sepse kjo është mundësia e vetme buxhetore për një rritje pagash, që nuk është në fakt një rritje e ulët sepse ka një implikim buxhetor të lartë”, ka njoftuar Bytyqi, përcjell ksp.

Kreu i arsimit ka njoftuar se qëllimi i takimit me përfaqësuesit e këshillit grevist të SBASHK-ut, ka qenë informimi i këtij këshilli për implikimin që do të ketë rritja buxhetore e pagave të mësimdhënësve.

Bytyqi ka thënë se nxënësit nuk janë fajtorë, e sipas tij SBASHK-u duhet të reflektojë.

Përndryshe, SBASHK-u ka kërkuar rritje të koeficientit të pagave për 30 për qind, ndërkaq qeveria i ka ofruar një rritje prej 0.20 për qind. Përfaqësues të SBASHK-ut kanë bërë me dije se greva në arsim nuk do të ndërpritet pa u përmbushur kërkesa e tyre.

Më Shumë

Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudistja Flaka Loxha ishte e lirë në xhiron e parë, kurse në të dytën mposhti me Ippon, Silvia Pellitteri nga Italia. Në çerekfinale ajo humbi...

Bashkimi shton edhe më shumë forcë, transferon tjetër qendër amerikane

KB Bashkimi ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Kenneth “Kenny” Wooten Jr., i cili luan në pozitat 4/5, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com Wooten Jr. vjen...

Lajmet e Fundit