Cazorla largohet nga Arsenali

Santi Cazorla i ka ndarë rrugët me Arsenalin pas përfundimit të kontratës së tij, dhe këtë lajm e ka konfirmuar vet klubi të hënën.

“Santi Cazorla po e lë klubin pasi ka përfunduar kontratën e tij”, ka njoftuar Arsenali në ueb-faqen e tyre zyrtare.

Cazorla iu bashkua Topçinjve më 2012, dhe u bë pjesë kyçe e skuadrës që fitoi dy tituj radhazi të FA Cup më 2014 dhe 2015.

Sidoqoftë, në dy stinorët e fundit ai ka qenë kryesisht joaktiv shkaku i lëndimeve, dhe në një moment ka rrezikuar që t’i amputohet këmba.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit