14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Ceferin: UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë planet për organizimin e Kampionatit Botëror çdo dy vjet

Kampionati Botëror aktualisht organizohet çdo katër vjet, megjithatë kjo nuk po duket kohë e mjaftueshme për FIFA-n të cilët duan që të mbahet çdo dy vjet.

Megjithatë, një gjë e tillë po kundërshtohet nga UEFA, Conmbebol por edhe nga shumë trajner e futbollistë pasi po konsiderohet si lodhje e tepruar për futbollistët që të luajnë në shumë kompeticione për një kohë të shkurtër.Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin në një intervistë për Reuters ka bërë të ditur sërish që nuk e përkrah në asnjë mënyrë një ide të tillë.

“Planet e FIFA-s që Kupa e Botës të organziohet çdo dy vjet do të bllokohet nga UEFA dhe CONMEBOL edhe nëse ata marrin mbështetjen e shumicës së shoqatave të futbollit”.“Këto propozime do të dëmtonin të gjitha format e futbollit dhe do të zhvlerësonin vetë konkurrencën. Ky koncept ka të gjitha karakteristikat e një vendimi që FIFA dëshiron të marrë shpejt dhe le që pjesa tjetër e botës së futbollit të pendohet ashpër”.

Edhe “UEFA do të vazhdojë të kundërshtojë derisa të mbizotërojë sensi i shëndoshë dhe planet të braktisen”, tha Ceferin.

Më Shumë

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit