8.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Tetor, 2021

Elezi: KQZ po shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna, gjithçka po shkon sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër komuna.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, tha se çdo gjë po shkon sipas planifikimeve që kanë bërë, transmeton Telegrafi.

“Sipas planifikimeve, KQZ po bënë shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor në mesin e të cilave janë edhe fletëvotimet, pra është material për zgjedhjet lokale. Ky material i rëndësisë së veçantë nën përcjelljen e Policisë do të dërgohet në depot e komisioneve komunale në 38 komuna”, tha ai.

KQZ-ja kohë më parë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021, ndërsa numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është 41 mijë e 12 votues.

KQZ njofton se prej 41 mijë e 12 votues, 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, përmban:

– 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

– Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Po ashtu, si votues të rinj, konsiderohen edhe 7 mijë e 378 votuesit të cilët janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe që ishin larguar nga lista votuese sepse kanë pasur vetëm dokumente identifikimi të lëshuara nga UNMIK-u.

– Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të datës 14 shkurt 2021, është: 18 mijë e 252 votues, ndërsa numri i personave që janë larguar nga kjo listë për arsye se kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, pas atyre zgjedhjeve, është 1 mijë e 158 votues.

– Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime. /Telegrafi/

Më Shumë

E rrallë: Fotografi me Hashim Thaçin, a ishte Haxhi Avdyli pjesë e strukturave të PDK-së?

Një fotografi e prillit të vitit 2000 e siguruar nga Gazeta Insajderi, ka ngjallur dyshime se deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka qenë...

Asnjë i vdekur nga Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit nuk është raportuar ndonjë rast i vdekjes nga Covid-19. Sipas MSh-së, gjatë...

Goditet për vdekje me thikë deputeti

Një deputet konservator është vrarë pasditen e së premtes në Britaninë e Madhe. Në kishën ku ndodhi ngjarja në Essex policia e ka rrethuar zonën me...

Disa të vrarë nga një sulm me shigjetë në Norvegji

Disa njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata. Policia...

Barella pritet të rinovojë me Interin

Nicolo Barellla pritet të nënshkruajë kontratë të re me Interin. Sipas Gazzetas, Barella do të nënshkruajë kontratë deri në qershor 2026. Italiani do të marrë pagë...

Nesër protestojnë gjahtarët e Prizrenit

Shoqata e gjahtarëve “Sharri” në Prizren do të organizojë nesër një protestë para shtëpisë së bardhë, selisë qendrore të kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka,...

Skandali/ Mbi 40 mijë qytetarë kanë marrë përgjigje të gabuar të testit Covid

Zyrtarët britanikë po përballen me pyetje dhe kritika në lidhje me kompaninë e testimit Covid, “Immensa” të lidhur me rezultatet e dyshuara të gabuara...

KQZ pranon mbi 5 600 pako me fletëvotime nga jashtë

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë kanë thënë të shtunën se janë bërë të gjitha përgatitjet për ditën e zgjedhjeve lokale,...

Migjeni në madhështinë e fjalës

Tetori i Dritëroit, është edhe tetori i Migjenit – është shprehur Moikom Zeqo – sepse poetët janë peshorja e botës dhe universit. Kjo datë që...

Totaj: Mbështetja për kulturën nuk bëhet veç me fjalë, por me punë konkrete

Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, së bashku me nënkryetaren e PDK-së Vlora Çitaku e deputeten Blerta Deliu-Kodra vizituan shoqatën kulturore e artistike...

Abaz Ademi i Vakatit mbështet kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit

Numri 2 i listës Vakat, Abaz Ademi i është bashkuar ekipit të kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni. “Jam i lumtur që...

Sondazhi nga RTV Dukagjini për Prizrenin: Mytaher Haskuka i LVV-së prin me 44.5%

Sondazhi nga RTV Dukagjini për Prizrenin: Mytaher Haskuka i LVV-së prin me 44.5% RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Prizrenin, i cili është realizuar...

Specialja kërkon nga Policia e Kosovës që të përgjigjen nëse mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës për t’u përgjigjur në detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen...

Publikohet sondazhi i radhës për Prizrenin

“Alternativa”, ka publikuar sondazhin për Prizrenin. Mostra është bazuar në përgjigjet e 1052 respondentëve, ndërsa është stratifikuar dy herë, për të nxjerr një rezultat...

Sondazhi për Prizrenin: Mytaher Haskuka prin me 40.33 përqind, Shaqir Totaj i dyti

Në Rubikon të Klankosovës, profesori Tomor Qela, ka prezantuar të dhënat e sondazhit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, njofton Klankosova.tv. Sipas këtyre rezultateve të...

Arrestohet Mentor Bellaqa nga Prizreni, dyshohet për terrorizëm në Kosovë

Pesë persona janë arrestuar sot në Kosovë pasi të njëjtit dyshohet se po përgatisnin vepra terroriste. Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit