13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Çelet Qendra e Studimeve “Pjetër Budi” për zhvillimet e letërsisë shqipe

Qendra e Studimeve Pjetër Budi

Pranë Akademisë se Shkencave u hap për herë të parë Qendra e Studimeve Letrave “Pjetër Budi”, e cila do të ketë në vëmendje arritjet e periudhës së parë të letrave shqipe, po ashtu edhe letërsinë e sotme, e cila sipas studiuesve ende nuk e ka gjetur vendin që i takon. Kjo qendër që u prezantua dje ka si nismëtare një grup shkrimtarësh dhe studiuesish, drejtues është studiuesi Behar Gjoka. Studiuesi Gjoka e vlerëson këtë qendër të studimeve letrare, që sipas tij do të luajë një rol të rëndësishëm në letërsinë shqipe.

“Vepra letrare dhe studimore e Sali Bashotës”, me këtë diskutim e çeli veprimtarinë e saj të parë kjo qendër, ku morën pjesë studiues e kritikë letrare, mes tyre dhe poeti i njohur Xhevahir Spahiu.

Autori Sali Bashota është i njohur për mbi 50 vepra, të vlerësuara prej kritikës, e ndër to, studime, prozë e poezi, këto të fundit të përkthyera në 15 gjuhë të huaja. Sipas autorit nga Kosova, ende nuk është arritur të hartohet një histori letërsie sipas kriterit shkencor dhe vlerave estetike.

Bashota është njëri ndër poetët më të përkthyer të Kosovës në gjuhë të ndryshme të botës dhe i përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit. Poezia e tij është përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rumunisht, polonisht, italisht, turqisht, suedisht, hungarisht, arabisht, bullgarisht, maqedonisht, etj., ndërkaq veprat e tij janë promovuar në festivale ndërkombëtare të poezisë. Nga viti 2014 ai është Kryetar i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Për krijimtarinë letrare e shkencore është nderuar me: Çmimin “Pjetër Bogdani”, Çmimin Pena e Artë për vitet 1990 dhe 2000, Çmimin vjetor “Menada”, për krijimtari të veçantë, Manifestimi Letrar Ndërkombëtar, “Ditët e Naimit”, Tetovë, Maqedoni, 2004; Çmimin Serembe, për krijimtari letrare dhe shkencore, Klubi i Artistëve Laçjanë dhe Fondacioni Pedrollo, Shqipëri-Itali, 2010; Medaljonin 90-vjet Bibliotekë Kombëtare, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Tiranë, 2011; Çmimin e Mitingut të Poezisë në Gjakovë, për librin më të mirë të vitit me poezi për vitin 2011, etj.

Në vijim qendra letrare e cila dje zhvilloi takimin e parë në muajt në vazhdim do të vijojë aktivitetin me vëmendje tek autorë të tjerë, duke pasur në fokus letërsisë.

Më Shumë

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili...

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Lajmet e Fundit