12 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

“Çfarë të bëj, ta lë varur? Kur marr viagra, më ngrihet”

Shumë larg Shqipërisë dhe halleve të saj të shumta, një palë zgjedhje kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Rodrigo Duterte pritet të zyrtarizohet si president i ri i Filipineve.

I mbiquajturi “Ndëshkuesi”, 71-vjeçari ka fituar me një rezultat spektakolar.

Ish-kryebashkiaku i qytetit të tretë më të madh në vend u bë i njohur pasi e luftoi ashpër krimin në një qytet të goditur rëndë nga korrupsioni dhe krimi.

Me angazhimin se do të vrasë 100 mijë kriminelë dhe se do e vrasë edhe djalin e tij, nëse trafikon drogë, ai fitoi mbështetjen e votuesve.

Por komentet dhe deklarata e tij janë të pazakontë dhe jo pak shqetësuese për vëzhguesit.

Ja disa prej komenteve të tij.

– “Harrojini ligjet mbi të drejtat e njeriut. Nëse do të hyj në pallatin presidencial, do bëj atë që kam bërë si kryebashkiak. Ju trafikantë droge, më mirë fshihuni pasi do ju vras. Do ju hedh të gjithëve në gjirin e Manilës, që të majmni peshqit”.

– “Ata i kishin përdhunuar të gjitha ato femrat. Mes tyre ishte edhe një misionare fetare australiane. Ia pashë fytyrën dhe mendova: Bir kurve, sa për të ardhur keq. Ata i rreshtuan dhe i përdhunuan të gjitha. U tërbova që ajo ishte përdhunuar, por ajo ishte kaq e bukur, sa mendova, kryebashkiaku duhej të ishte i pari”.

– “Ngecëm në trafik. Na u desh pesë orë që të lëvizim. Pyeta përse ishte mbyllur rruga. Më thanë se po vjen Papa. Doja ta telefonoja dhe t’i thoja: “Papë mor bir kurve. Shko në shtëpi, mos na vizito më”.

– “Do të shkoj me një ski uji në ishujt Spratli dhe do të ngre flamurin e Filipineve. Do u them kinezëve, ju nuk keni çfarë pretendoni këtu. Por nuk do insistoj se kjo është e jona. Do e bëj një sy qorr”.

– “Jam ndarë nga gruaja. Nuk jam impotent. Por çfarë të bëj? Ta lë varur përgjithmonë? Kur marr viagra, ai ngrihet lart”.

Më Shumë

Digjet një shtëpi në Savrovë të Suharekës, nuk ka të lënduar

Një shtëpi në fshatin Savrovë të Suharekës është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha...

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 52 aksidente dhe janë shqiptuar 2286 gjoba në trafik. Sipas...

Lajmet e Fundit