Chelsea i interesuar për Jules Kounde

Chelsea në bisedime me Sevillan rreth nënshkrimit të mbrojtësit francez, Jules Kounde.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar u transferua në klubin spanjoll dy vjet më parë dhe ka vazhduar të mbetet si një nga mbrojtësit më premtues në Evropë.

Ai ndihmoi Sevillan të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe ishte pjesë e skuadrës së Francës në Euro 2020, shkruan Skysports, transmeton Klankosova.tv.

Kounde ka tërhequr gjithashtu interesimin edhe nga klube tjera angleze si Manchester City,  të cilët zhvilluan edhe bisedime me Sevillan për nënshkrimin e tij në sezonin e kaluar.

Francezi përveç pozitës së mbrojtësit të qendrës mund të luajë gjithashtu edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes nëse është e nevojshme.

Më Shumë

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Lajmet e Fundit