13.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Chelsea i ofron 130 milionë euro për Lukakun, por Interi s’do as të dëgjojë

Chelsea është i gatshëm t’i shpenzojë hiç më pak se 130 milionë euro për ta blerë Romelu Lukakun, por Interi nuk dëshiron as t’i dëgjojë ofertat e lerë më ta shesë sulmuesin belg.

Lukaku ishte tejet i rëndësishëm për Interin sezonin e kaluar, duke i ndihmuar ta fitojë titullin në Serie A për herë të parë që prej vitit 2010, raporton Gazeta Express.

Ai i shënoi 30 gola dhe i dhuroi 10 asiste në 44 ndeshje në të gjitha garat për zikaltrit.

Ai ka rënë në sytë e Manchester City dhe Chelseat, por ofertat e larta për të janë hedhur poshtë nga klubi i tij.

Lukaku është futbollist kyç në ekipin e tij dhe pasi e humbi Antonio Conten, Interi nuk e ka ndërmend ta humbasë edhe belgun.

Ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Interi i pagoi 74 milionë në vitin 2019 për ta marrë atë nga Manchester Unitedi, por vlera e tij është rritur dukshëm që prej atëherë.

Sipas SportItalia, Chelsea e kërkon një sulmues dëshpërimisht këtë verë dhe është i gatshëm t’i derdhë 130 milionë euro për ta siguruar një.

Të kaltrit e Londrës janë të gatshëm t’i shpenzojnë ato para në Lukakun, por siç qëndrojnë gjërat, Interi nuk e ka ndërmend t’i dëgjojë ofertat për përfaqësuesin belg.

Më Shumë

Në Rahovec vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon avancimin e...

ESNAF feston 32 vite në Prizren

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren ka shënuar 32-vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni solemne dhe festive, duke përkujtuar rrugëtimin...

Lajmet e Fundit