Chelsea refuzon ofertën e Barcelonës për Willian

Chelsea e ka refuzuar ofertën e Barcelonës për futbollistin e tyre, Willian, sipas raportimeve nga Sky Sports.

Katalunasit kishin ofruar 50 milionë funte për shërbimet e përfaqësuesit të Brazilit, por kjo nuk ua ka mbushur mendjen Të Kaltërve.

Sidoqoftë, ata ende nuk e kanë mbyllur derën për transferimin e tij, dhe bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë.

Willian e ka shqyrtuar mundësinë e largimit nga “Stamford Bridge”, pasi që është i pakënaqur me situatën e tij nën menaxhimin e trajnerit, Antonio Conte.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit