Chiellini: Pirlo ishte jashtëtokësor, si trajner do të rikthehet në Tokë

Çdo ditë po dalin pjesë të reja nga autobiografia e Giorgio Chiellinit. Mbrojtësi i Juventusit është ndalur te Andre Pirlo te “Io, Giorgio”. Me ish-mesfushorin magjik ka luajtur te Juventusi dhe kombëtarja italiane, duke u zbavitur shumë përkrah tij.

Një “regjisor” i tillë i mungon futbollit italian, teksa në të ardhmen do e shohim në pankinë në rolin e trajnerit. “Një gjë është ta shohësh Pirlon nga larg dhe nga TV, tjetër gjë është ta ndjekësh në fushë.

Andrea të zgjeron horizontin, është një jashtëtokësor që e bënte gjithçka speciale. Sigurisht, si trajner do duhet të kthehet në Tokë, sepse nuk mund të pretendojë që lojtarët e tij të kenë dy sy pas koke, ashtu siç i kishte ai“, shkruan kapiteni i Juventusit.

Më Shumë

Zafir Berisha thotë se bashkëpunimi me Kurtin mund të tolerohet vetëm nëse Ramush Haradinaj bëhet president

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit