9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Çifti i njohur turk, Fahriye Evcen dhe Burak Ozçivit po bëhen prindër për herë të dytë

Fahriye Evcen dhe Burak Ozçivit janë ndër emrat më të njohur dhe më të suksesshëm turk.

Krahas karrierave të tyre, ata pushtojnë lajmet në media rozë edhe për jetë e tyre private.

Dhe, së fundmi është bërë e ditur se çifti i aktorëve të famshëm janë në pritej të fëmijës së dytë.

Foto: Fahriye Evcen/Instagram

Gjinia e foshnjës së Fahriyes, e cila është 5 muajsh shtatzënë, u bë e ditur se është djalë.

Aktorja bukuroshe e cila numëron mbi 13 milionë ndjekës nuk i ka lënë fansat pa foto pas zbulimit të lajmit.

Foto: Fahriye Evcen/Instagram

36-vjeçarja që po numëron ditët për të mbajtur në krahë djalin e saj të dytë ka postuar një imazh ku shihet e veshur me një trupore me ngjyrë të zezë që ia vinte në pah barkun e rrumbullakosur.

Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve sipër postimit.

 

Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen, të cilët u njohën në xhirimet e serialit “Çal?ku?u”, ata u martuan në vitin 2017 dhe bën një dasmë madhështore.

Në vitin 2019, dyshja u bën prindër për herë të parë që e pagëzuan me ermin Karan.

Fahriye ndërkohë, së fundmi u rikthye në ekran pas një kohe të gjatë dhe i dha jetë personazhit të ‘Akça Hatun’ në serialin “Alparslan: Selxhuku i Madh”. /Telegrafi/

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit