12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Cila është sfida e re e Tik Tok që po rrezikon jetën e të rinjve?

Trendi i radhës në TikTok është mjalti i ngrirë.

Përdoruesit po mbushin shishet e ujit me mjaltë, shurup misri ose një përzierje të të dyjave (dhe nganjëherë shtojnë pluhur ngjyrosjeje, ëmbëlsues etj).

Kur mjalti ngrin, përbërja ndryshon në një substancë më të trashë, si pelte, për të cilën shumë përdorues thonë se është e kënaqshme dhe fiksuese për t’u ngrënë.

Aktualisht, #FrozenHoney ka më shumë se 830 milionë shikime në TikTok, ndërsa #frozencornsyrup ka 25 milionë. Por ndërsa trendi mund të duket si argëtim dhe lojë e padëmshme, disa përdorues kanë filluar të raportojnë efekte anësore të padëshiruara.

“Mjekët paralajmërojnë se tendenca mund të rezultojë në diarre, ngërçe në stomak, fryrje dhe efekte të tjera anësore të rrezikshme”, sipas NBC News.

Një dietologe thotë se të rinjtë duhet të bëjnë kujdes me dhëmbët. Ashtu si me çdo ushqim që “ngjit”, duhet të tregohet kujdes për dëmtime të mundshme.

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Lajmet e Fundit