3.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

City-Haaland, këto janë zhvillimet e fundit

Klubi anglez, Manchester City është i bindur se do ta fitojë betejën për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sipas mediave angleze, sulmuesi norvegjez do të vendos për klubin e tij të ri brenda dy javëve të ardhshme. Haaland është njëri ndër lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj verë, transmeton RTKLive.com.

City i bindur se do ta fitojë garën për Haaland

‘Qytetarët’ thuhet se janë të bindur se do ta sjellin reprezentuesin norvegjez në ‘Etihad Stadium’ gjatë kësaj verë.

City për ta bërë të vetin lojtarin duhet ta fitojnë garën kundër Real Madridit dhe PSG-së. Haaland prej kohësh është duke u monitoruar nga ‘mbretërit’, derisa tashmë në garë për të është edhe PSG-ja.

Haaland brenda dy javësh vendos për klubin e ri

Siç raportojnë mediat në ishull, burimet e afërta më lojtarin, kanë bërë të ditur se brenda dy javësh, Haaland do të vendos për klubin e ri.

Kujtojmë se klauzola e lirimit të lojtarit është 63 milionë euro, derisa thuhet se agjenti i tij, Mino Raiola bashkë me babain e tij, do të arkëtojnë një bonus të madh në transferimin e mundshëm të lojtarit gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 10 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të...

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Lajmet e Fundit