19.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Çka tha Smajl Latifi pas votimit? (VIDEO)

Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka votuar sot i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Fatimja.

Latifi me anë të një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë, duke kujtuar fjalët e mikut të Kosovës, kongresmenit Eliot Engel.

“Miku i Kosovës, Kongresmeni Eliot Engel sot na kujtoi edhe njëherë se si regjimi na ndalonte të organizonim zgjedhje të lira e demokratike. Ato kohë, fatmirësisht kanë kaluar. Të dashur bashkëqytetarë, ne sot, si të gjitha vendet demokratike në botë e gëzojmë të drejtën e votës. Bashkëshortja Fatime dhe unë, e shfrytëzuam këtë të drejtë dhe obligim qytetar. Dilni dhe votoni! Me votë, ju e përcaktoni të ardhmen tuaj!”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Joshua: Usyk do të jetë fitimtar ndaj Furyt

Anthony Joshua ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë përballjen mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Më 18 maj, dy...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të...

Lajmet e Fundit