6.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Çlirimi i Prizrenit

Nga Zafir Berisha 

UÇK nuk lindi rastësisht, ajo ishte vazhdimësi e veprimeve politiko-ushtarake të grupeve ilegale në Kosovë dhe hapsirat tjera ku jetonin dhe vepronin shqiptarët. Si në shumë qendra të Kosovës edhe në Prizren,një numër të rinjsh me ide çlirimtare, për asnjë çast nuk u pajtuan me okupimin serb dhe me politikën pacifiste e nënshtruese të disa “liderëve” të Kosovës në atë koh.
Qershor 1999

Me vëmendje i përcillnim edhe lëvizjet që ndodhnin në skenën ndërkombëtare rreth luftës në Kosovë,natyrisht aksionet e forcave ajrore të NATO-s dhe ajon marrëveshje që u bë, por ne kishim informacione se forcat këmbësore në Prizren do të hyjnë më 13 qershor 1999, por kjo ndodhi më 12 qershor 1999, për shkak se siç është i njoftuar edhe opinioni se nga Serbia në drejtim të Kosovës drejtohen forcat ruse dhe natyrisht ishte një hap para forcave të KFOR-it gjerman, kështu pak para orës 24 të dt 12.06 1999 gjermanët ishin ne qyetetin e Prizrenit ku u kriju edhe një siguri më e madhe për prizrenasit nga se ishte shum e mundur që forcat serbe në largim e sipër të bënin masakra në civil për të cilat njësitet e UÇK.së rrethë Prizrenit dhe në Prizren kishin bër pregaditjet e duhura.

Ato ditë u bë edhe ngritja e flamurit në fshatin Malësi të Vërrinit ( në xhaminë e fshatit) dhe në Shtava, ku ka qenë njëra nga pikat tona dhe kjo ngjarje ka ndodhur më 10 dhe 11 qershor 1999.

Me ngritjen e flamurit nga ku simbolizonim se po shporren forcat armike dhe ishin këto momente kur forcat serbe ngritjen e flamurit e shihnin me sytë e tyre gjatë tërheqjes së armatimit të rëndë.

Duhet theksu edhe faktin se forcat armike edhe gjatë tërheqjes së tyre mundoheshin të provokonin, por këto provokime tani ishin me armë të lehta. Ishte koha kur bëhej edhe pastrimi i terrenit në rajonin e Vërrinit, dhe futja e njësitit nga Bllatat në brendi të lagjes Tusuz, ku ishin edhe një numër i caktuar i ushtarëve, të cilët e kontrollonin terrenin.

Njësitet e UÇK.së marshuan në Prizren nga tri Bataljonet e Br 125 të ZOP të ndimua edhe nga njësi të Br 123 dhe 124 nga ku përfundimishtë u larguan forcat okupuse serbe dhe Prizreni e Kosova filloi të frymoj lirishtë dhe të filloj një jet e re.

LAVDIA U TAKON ATYRE QE DHAN JETEN PER LIRIN E KOSOVES.
Zafa

Më Shumë

Xhemshit Krasniqi: Të jesh kandidat për deputet i PDK-së është mision atdhetar

Ish-ushtaraku i UÇK-së, veprimtari, Xhemshit Rizan Krasniqi, nga Prizreni ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për...

Renovohen 30 banesa për familjet në nevojë në Prizren, nis projekti për 30 banesa të tjera

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rasim Demiri, dhe zyrtarë të tjerë komunalë, vizituan...

Lajmet e Fundit