9 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

Cluj cakton çmimin e Krasniqit, Ballkani mund të përfitojë shuma të majme në rast të shitjes

Ermal Krasniqi është shndërruar në futbollistin më të përfolur në Rumani, vetëm një muaj pasi u transferua atje, te skuadra e CFR Cluj.

Për ish-sulmuesin e Ballkanit flitet se ka interesim nga disa skuadra italiane si: Torino, Sassuolo e Udinese, si dhe në Spanjë kishte shfaqur edhe Mallorca interesim për të.

Me të dëgjuar këto lajme, klubi i tij është i gatshëm ta shesë, por kërkon të fitojë një shumë të madhe parash nga Krasniqi.

Sipas mediumit rumun, “Sportmedia”, Cluj kërkon 5 milionë euro për kartonin e futbollistit kosovar.

Pra, e bleu për vetëm 200 mijë euro nga Ballkani në afatin kalimtar të janarit, por Cluj mund të bëjë një biznes të mirë me Krasniqin.

Në anën tjetër, në rast se do të bëhet një lëvizje gjatë verës, edhe Ballkani do të fitonte shumë nga Krasniqi.

Kjo pasi që në transferimin e Ermalit, kampioni në fuqi i Kosovës e ka ruajtur edhe 15% të kartonit të futbollistit në rast se ai shitet nga Cluj.

Kujtojmë që Krasniqi ka zhvilluar pesë ndeshje me Cluj-in në kampionatin rumun ku ka realizuar dy gola e ka asistuar në një tjetër.

Gjithashtu ai luajti edhe në dy ndeshjet e Ligës së Konferencës ndaj Lazio-s, ku ishte futbollisti kryesor i skuadrës së tij.

Më Shumë

Aksioni mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore në Prizren, Prokuroria e Policia në konferencë për media

Prokuroria e Prizrenit së bashku me Policinë e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media lidhur me aksionin që është zhvilluar mbi falsifikimin...

Akademia e Filmit Evropian përkujton Enver Petrovcin në ceremoninë EFA në Berlin

Ceremonia e 38-të e Çmimeve të Filmit Evropian (European Film Awards – EFA) u mbajt mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku përveç shpalljes...

Lajmet e Fundit