23.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Çoçaj e Berisha “pajtohen” të sfidohen në gjykatë

Nexhat Cocaj-Rami BerishaDrejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe gazetari Rami Berisha janë “pajtuar” që akuzat për punësim me ryshfet dhe me ndikim të Kadri Veselit t’i sqarojnë në gjykatë.

Çoçaj thotë se nuk është në dijeni në detaje për akuzat e Berishës, pasi që momentalisht është në Tiranë.

“Nuk jam në dijeni për asnjërën nga këto akuza”, ka thënë Çoçaj për “PrizrenPress”.

Gazetari Rami Berisha në një letër publike dërguar Kryeministrit, Kryeparlamentarit dhe Ministrit të Arsimit, ka bërë një varg akuzash në drejtim të Drejtorisë së Arsimit në Prizren. Sipas tij, çmimi për një vend pune në Arsim ka arritur në 6000 mijë euro dhe se po përdoret edhe emri i Kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj paralajmëron se për këto akuza do të ngritë padi për shpifje kundër gazetarit Berisha.

“Të thashë se nuk jam në dijeni dhe kur të kthehem do të ngrisë padi ndaj tij për shpifje”.

Çoçaj mohon se në punësimin e mësimdhënësve ka dorë Kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Sa i përket asaj se DKA po punëson njerëz me urdhra të Kadri Veselit kjo është një shpifje tjetër e radhës”,

“Është vet Rami Berisha që ka kërkuar t’i punësohet vajza e vëllait dhe i kam thënë se nuk mund t’i përzihem Komisionit”.

Ai tregon se në Komision nuk merr pjesë që tre vite.

“Nëse e ka përmend Komisionin duhet me ta të bisedoj, sepse ka tre vite që unë nuk jam pjesë e Komisionit . Prandaj, shiko mirë si është shprehur”.

Gazetari Rami Berisha,shprehet i gatshëm të përballët në gjykatë me drejtorin e Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajn.

“Une jam institucionalist dhe do të doja që çështja të shkojë në gjykatë, prandaj i kam bërë thirrje të parëve të shtetit që të jenë dëshmitar në burgosjen time dhe dënimin, sipas ligjeve të Kosovës”, thotë Berisha për “PrizrenPress”.

“Drejtori thotë se nuk është në dijeni çka kam shkruar. E pyes në cilin planet po jeton këtë kohë. Unë jam shumë i sigurt se ai i ka lexuar, por po përfiton në kohë për të “vënë dorë” në dokumente e pastaj do të mundohet të më kryqëzojë dhe do të më shpallë “spiun” të Rusisë””.

Berisha pranon se ka kërkuar një nderë nga Çoçaj.

“Është e vërtet, se nga ai, si njeriu i parë i DKA-së në Prizren, i kam kërkuar një nder. I kam kërkuar që të respektohen ligjet e Arsimit”.

“Nuk e thotë të vërtetën kur thotë se më paska thënë se nuk përzihet në punën e komisionit. Kam dëshmitarë për këtë”.

Ai fton Kryeparlamentarin Kadri Veselin, që të vijë në Prizren, nëse dëshiron të mësojë të vërtetën se apo përdoret emri i tij apo jo për punësime si mësimdhënës.

“Sa i përket lakimit të emrit të Kadri Veselit, e ftoj Kryeparlamentarin që të vijë në Prizren dhe e ballafaqoj me të vërtetën”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe vende-vende me riga shiu, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

Gjatë ditës së sotme, moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...

Nxjerrja ilegale e zhavorrit përgjatë Drinit të Bardhë, Prokuroria vazhdon të sekuestrojë makineri

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka thënë se po vazhdon me sekuestrimin e mjeteve që ishin përdorur nga kompani që jashtëligjshëm kishin nxjerrë zhavorr përgjatë...

Lajmet e Fundit