Çoçaj: Më ndihmoni!

Nexhat Cocaj-DKAPDrejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj ka kërkuar ndihmë nga kuvendarët e KK-së dhe qytetarët, që të zbulohet se kush ka kërkuar para për punësim në emër të tij dhe DKA-së.

“Ju kisha lutur juve kuvendarëve dhe qytetarëve që të më ndihmoni në zbulimin e njerëzve se kush ka kërkuar para për punësim në emrin tim dhe DKA-së. Jam shumë i intersuar që këto raste të zbardhen dhe të ndalen këto akuza”, ka thënë Çoçaj.

Kuvendi Komunal i Prizrenit, në seancën e fundit është diskutuar gjendja e krijuar në arsim. Në këtë debat patrtitët opozitare e kanë akuzuar drejtorin Çoçaj për punësime pa konkurs dhe politizim të arsimit.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, ndërkaq ka mohuar të gjitha akuzat e opozitës.

“Arsimi nuk është vetëm zi. Tjetër është pse disa kuvendar dëshirojnë të shohin vetëm zi”, ka thënë ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Lajmet e Fundit