11.6 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Conte: Guardiola me Cityn mund ta bëjë historinë

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka ndarë pak kohë për të folur për rivalët.

Ai e ka zënë në gojë Manchester Cityn, liderin e sivjetmë që është pretendenti më serioz për të fituar Premier Leaguen.

Italiani, ka thënë se Pep Guardiola me Cityn mund ta shkruajnë historinë – të arrijnë 100 pikë në tabelë, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

“Ata e kanë mundësinë që arrijnë 100 pikët sepse po tregojnë më të mirën në ligë”.

“Nëse vazhdojnë me këtë zjarr, me këtë uri, sigurisht se mund të arrijnë këtë rezultat”.

The Citizens prijnë me 15 pikë në tabelë më shumë se përcjellësi i parë. Ata kanë mundësi që ta përfundojnë kampanjën me 105 pikë – dhjetë më shumë se rekordi i tanishëm – nëse arrijnë të fitojnë dhjetë ndeshjet e mbetura.

Më Shumë

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur...

Bashkimi e liron Armstedin

Një lëvizje e papritur ka ndodhur te KB Bashkimi. Prizrenasit kanë liruar basketbollistin amerikan me pasaportë kosovare Malcolm Armsted. Lojtari ishte transferuar te Bashkimi në dhjetor,...

Lajmet e Fundit