COVID-19: Inspektorati në Malishevë mbyll zyrat e Entit të Punësimit

Inspektorati i Komunës së Malishevës, sot i ka mbyllur përkohësisht zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë, deri në një vendim tjetër, pasi një zyrtar i këtij institucioni, ditë më parë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mbyllja e zyrave është bërë në kuadër të zbatimit të masave anti-covid, njofton Zyra për Informim Publik e kësaj komune.

“Zyrat e Entit të Punësimit, janë mbyllur me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, si pasojë e situatës emergjente shëndetësore, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë, do të hapen pasi të merren të gjitha masat e sigurisë dhe vlerësimit të situatës së sigurisë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit