6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Covid-19/ Lufta

Dr.sc. Naser Bresa

Nëse një shtet është i mobilizuar, çfarëdo përmasësh të jetë niveli i tij, ballafaqimi me armikun do jetë shumë më efikas, si në apekt logjistike, strukturor por edhe funksional.
E njejta do të ishte për një individ, grup, apo shoqëri të ishte e përgaditur në aspektin psikologjik, social dhe bashkëveprues, suksesi anti covid do ishte më i fuqishëm.
Nastradini thoshte, ‘’Le të vjen me më pa ai i cili ka rënë nga dardha”…!

Virusi, helm, sub-qelizë e përmasave nanometrike, zhvillohet brenda qelize, do të thotë, ndjehet i gjallë vetëm kur është brenda trupi të sajë, nënkupton ushqim me material qelizor, pasuar me shumim. Është diskutuar shumë për mënyren e infektimit, fazën e inkubimit dhe efektet në organizëm, gjë që deri në kohën kur nuk ballafaqohet me organizmin janë edhe të besuara.

Sidoqoftë, në momentin kur e ndjen parazitin në brendësi të organizmit, brenda sistemit të organeve, organeve, indeve dhe më shumë në nivel qelizor, pasohet me lëkundje imuno-metabolike. Gjërat ndryshojnë, nga një luftë horizontale-grupore në një betejë ku diagrami bëhet vërtikal, pasuar me defraktim organik dhe psikologjik. Moment i domosdoshëm për të infektuarin është qëndrushmëria, besimi në Krijuesin, ushqyes mendimit pozitiv-premisë për qetësi shpirtërore. Duhet potencuar se trajtimi adekuatë, në kohë, rezulton me rritje imuniteti-limfocitar, trekëndësh i cili multikompleksivitetin e virusit e ndrydh për të dështuar kundrejt ‘’misionit’’ të tij vrasës.

Si të fitojmë betejën? Përvojat tregojnë për një bashkëjetesë të pa dëshiruar me një armik pothujse gjithëpërfshirës të sistemit të organizmit, asesi Jo nënshtrim, por mobilizim që konsiston me sistem autorregullator aktiv.

Agresori dihet. Caqet deri diku dihen(multidimensionale). Mbetet durimi për t’u riorganizuar sipas trekëndëshit të cekur më lartë, pa niglizhencë dhe pa prepopotencë.
Pika të cilat duhet kujdes, trajtimi i plotë, jo parcial, adekuatë dhe në kohë, qoftë në rrugëtim smundje apo kur smundja është e karakaterit evulues, diciplina dhe mosnështrimi janë faktor premtues në ngadhënjim.

Deprimuese, për të mos thënë tmerruese, momenti kur e merr ‘lajmin’’, jeni i infektuar me covid 19, qëndroni në shtëpi-karantinohuni “tingëllon dhimshëm, banja qaren vetes, na tonën e kryem’’…! Për një të pa infektuar ka kuptim, por për një të konfirmuar me virus-vrastar logjika tronditet, në këto raste mobilizohen forcat e ndërdijes, tentojnë të marrin komandën, ndonëse në mes tyre mblidhet strumbullar ankthi, shumëçka mbetet në tentativë.

Pjesa më e pa qartë, ose më dekurajuese është heshtja për 14 ditë, ose ndryshe mund të quhet mos interesimi i institut shëndetësor(sinjalet apo urdhëresat merren nga qendra), kështu që nga data e konfirmimit nuk kanë gjetur kohë të kontaktoi me të infektuar, mendoi në veten e parë (cila është gjendja, a ka nevoj për ndihmë profesionale…), pra hierarkia e këtijë institucioni në këtë prizmë dështoi, ndryshe nuk mund të kuptohet. Sistemi do jetë funksional atëher kur shtrin përgjegjësit në mënyrë uniforme si brenda sistemi dhe jasht tijë, duke pëfshirë mbajtjen në informacion të karantinuarit.

Realisht çdo i infektuar duhet të jetë i afërsisht i barabartë me të gjithë ata që ishin të shtruar në spital (me përllogaritje lehtësuse për klinikë, pra të tillët nuk kanë zënë hapsira-shtretër dhe shërbime tjera brenda objekti spitalor, por kanë shfrytëzuar mjediset e tyre-shtëpi), të cilët me kosto të vetë janë nënshtruar kushteve të trajtimit. Institucinet relevante duhesh rekomanduar vizita obligative së bashku me preparate trajtuse të gjithë të infektuarve që janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi-karantinë (kuptohet, ata që nuk janë për hospitalizim, nëse nuk rëndohet gjendja në fazën tjeter).

Pyetje e të karantinuarve: Kush jemi ne? Pse vlen protokoli-karantinës dhe nuk vlen përkujdesja eksplicite? Paraziti a është i njejtë? Jo vetëm kaq, një i sëmurë apo një familje e sëmuar kërkon trajtim shtesë, kosto shumë e lartë, shumica syresh s’mund e përballojnë, a është e pranishmee ashtuqujtura bashkëjetësë me Corona Virus? Faza e trajtimit anti-covid, kosto mestare e një të infektuari-simptomatik rezulton nga 350-700 euro, me raste dhe më shumë.

Për fund, pyetje për Qeverinë si dhe Parlamentarët, tashmë në ikje, për ta kuptuar ata në ardhje: Pse u la në pluhurin e harresesë Ligji për Sigurime Shëndetësor? Edhe pse kishte dhe mund te ketë iniciativa, deri më tani shterp..! Jem, mbase i vetmi vend në Evropë i gjveshur nga epiteti i sigurimit shëndetsor, pra kështu si jem, nuk mund të presim më mirë, zhgënjimi vazhdon aq sa dështimet institucionale…!

Prizren, 27.12.2020

Më Shumë

Lajmet e Fundit