10.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

COVID-19: Merren 53 mostra të punëtorëve shëndetësorë dhe pacientëve të Spitalit në Prizren

Pesëdhjetë e tri mostra të punëtorëve shëndetësorë dhe pacientëve të Spitalit të Prizrenit, janë marrë për t’u testuar me COVID -19.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu, tha se mostrat janë marrë pasi dje disa punëtorë shëndetësorë të këtij spitali, kanë dal pozitivë.

“Sot i kemi marrë 53 mostra të reja të punëtorëve shëndetësor dhe pacientëve të Spitalit të Prizrenit, sepse dje kemi pasur disa raste pozitive në këtë institucion”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Rezultatet e tyre priten të dalin shumë shpejt.

Kryeziu tha se, edhe në ditët në vijim do të vazhdohet me marrjen e mostrave të tjera.

“Mostra do të vazhdojmë të marrim edhe në ditët e ardhshme, sepse jemi duke hulumtuar burimin e infeksionit”, tha Kryeziu.

Dje, janë shënuar nëntë raste me COVID -19, në Prizren.

Shumica prej tyre kanë qenë punëtorë shëndetësorë të Spitalit të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kontrolle të shtuara ndaj transportuesve në Prizren, gjoba deri në 600 euro

Policia e Kosovës, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka...

Kastrati shtroi iftarin tradicional në Malishevë

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizoi iftarin tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë aktivitet morën pjesë...

Lajmet e Fundit