16.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Qershor, 2023

COVID-19: Merren 53 mostra të punëtorëve shëndetësorë dhe pacientëve të Spitalit në Prizren

Pesëdhjetë e tri mostra të punëtorëve shëndetësorë dhe pacientëve të Spitalit të Prizrenit, janë marrë për t’u testuar me COVID -19.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu, tha se mostrat janë marrë pasi dje disa punëtorë shëndetësorë të këtij spitali, kanë dal pozitivë.

“Sot i kemi marrë 53 mostra të reja të punëtorëve shëndetësor dhe pacientëve të Spitalit të Prizrenit, sepse dje kemi pasur disa raste pozitive në këtë institucion”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Rezultatet e tyre priten të dalin shumë shpejt.

Kryeziu tha se, edhe në ditët në vijim do të vazhdohet me marrjen e mostrave të tjera.

“Mostra do të vazhdojmë të marrim edhe në ditët e ardhshme, sepse jemi duke hulumtuar burimin e infeksionit”, tha Kryeziu.

Dje, janë shënuar nëntë raste me COVID -19, në Prizren.

Shumica prej tyre kanë qenë punëtorë shëndetësorë të Spitalit të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti: Dragashi ka nevojë për më shumë investime

Kryeministri Albin Kurti ka premtuar më shumë investime në komunën e Dragashit. I pari i ekzekutivit sot bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe...

Lëndohet në vendin e punës një punëtor në Rahovec

Policia e Kosovës njofton se një person ka mbetur i lënduar në vendin e punës të shtunën në Rahovec, si pasojë e rënies nga...

Lajmet e Fundit