11.6 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

COVID -19: Sot, 19 raste janë shpallur të shëruar në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot në këtë komunë janë bërë 26 teste, 20 ritestime dhe 6 gjurmime të kontakteve.

“Asnjë rast i ri me COVID-19 dhe 19 raste janë shpallur të shëruar”, shkruan Haskuka, transmeton “PrizrenPress”.

“Por ende kemi 24 raste aktive në komunën tonë, andaj të vazhdojmë me respektimin e masave, tani të lehtësuara kur kemi 2 here nga 2 orë në ditë sipas orarit të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë”.

“Për të vazhduar me masat lehtësuese duhet të gjithë të vazhdojmë respektimin e tyre”.

“Ju falënderoj për mirëkuptim!”

Më Shumë

Lajmet e Fundit