11.3 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Së pari, pati raportime se Al-Hilal, një tjetër klub saudit, donte që Cristiano Ronaldo të zëvendësonte Neymarin, i cili ishte duke u larguar nga ky klub.

Tani, raportohet se ka pasur interesim për yllin portugez edhe nga një ekip në Evropë.

Sipas mediumit turk Fotomac, Fenerbahçe shpreson të bindë Cristiano Ronaldon të kthehet në Evropë pas dy viteve të kaluara në Arabinë Saudite.

Jose Mourinho, i cili ka punuar me portugezin në Real Madrid, thuhet se tashmë ka folur personalisht me Ronaldon për ta bindur që të kalojë në Fenerbahce.

Mario Branco, drejtori sportiv i Fenerbahçes, gjithashtu do të kishte ndërmarrë hapa konkretë për ta bërë transferimin një sukses dhe ka nisur tashmë bisedimet me Al-Nassr për lëvizjen që do të ndodhte në janar.

Jose Mourinho është optimist se transferimi mund të realizohet dhe beson se agjenti Jorge Mendes, i cili menaxhon të dy do të luajë një rol vendimtar.

Cristiano Ronaldo mbërriti në janar 2023 te Al-Nassr dhe me këtë transferim u bë futbollisti më i paguar në botë, me një pagë vjetore prej 200 milionë eurosh.

Individualisht, Cristiano Ronaldo pati arritje të jashtëzakonshme në Arabinë Saudite, 68 gola dhe 18 asistime në 79 ndeshje, por nuk arriti të fitojë kampionatin me Al-Nassr. /Telegrafi/

Më Shumë

Sot protestohet në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Sot, nga ora 17:00 sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët...

UÇK-ja, përsëri i bën bashkë shqiptarët si dikur!

Nga Zafir Berisha UÇK-së si guerilja më e suksesëshme e shekullit 20, ishte edhe si rezultatë i shqiptarëve që erdhën nga e gjithë bota dhe...

Lajmet e Fundit