21.7 C
Prizren
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Daka: 8 qershori, opsion i pamundur

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka vlerësuar se 8 qershori është opsion i pamundur për të organizuar zgjedhje parlamentare të mira dhe me cilësi të lartë brenda 30 ditëve.

“Nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i organizuar zgjedhjet më 8 qershor, sepse do t’i kemi në dispozicion vetëm 30 ditë. Do të jetë një kohë shumë e shkurtër. Pra, nëse vendoset që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 qershor, KQZ-ja është para një sfidë të madhe. Prandaj 8 qershori po më duket si opsion i pamundur”, ka thënë Daka për “Epokën e re”.

Shefja e KQZ-së ka thënë se do të jetë proces shumë i vështirë organizimi i zgjedhjeve parlamentare brenda 30 ditëve, duke pasur parasysh faktin se në veri të vendit do të mbahen për herë të parë këto zgjedhje. “Të organizosh zgjedhje parlamentare për 32-33 ditë është shumë e vështirë, plus duke pasur parasysh se për herë të parë do të kemi zgjedhje parlamentare edhe në veri të vendit.

Të gjithë janë në dijeni se me çfarë sfidash jemi ballafaquar në zgjedhjet lokale në këtë pjesë. Madje, në veri, ende çështjet e zgjedhjeve lokale kanë mbetur pezull e leje më të shkohet me zgjedhje parlamentare”, është shprehur Daka, duke shtuar se organizimi i zgjedhjeve brenda një periudhe të shkurtër kohore do ta vë në pikëpyetje cilësinë e këtyre zgjedhjeve dhe plotësimin e të gjitha kërkesave ligjore.

Sido që të jetë, Daka ka thënë se KQZ-ja e ka obligim ligjor dhe do t’i organizojë zgjedhjet parlamentare kurdo që ato vendoset të mbahen. “Megjithatë, KQZ-ja e ka obligim ligjor t’i organizojë zgjedhjet kurdo që ato kërkohen, sepse nuk mund t’u ikë përgjegjësive të saj ligjore. Prandaj, nëse zgjedhjet mbahen më 8 qershor, do t’i organizojmë, por çfarë cilësie do të ofrohet dhe sa do të arrijmë t’i përmbushim të gjitha kërkesat, mbetet të shihet. Për 30 ditë të organizosh zgjedhje parlamentare, pak po më duket si mision i pamundur”, ka vlerësuar Daka.

Sipas saj, në rast se Kuvendi nuk do të shpërndahet më 5 maj, atëherë 8 qershori do të mund të hedhet poshtë si opsion për mbajtjen e zgjedhjeve. Ajo ka thënë se do të ishte mirë që përfaqësuesit e institucioneve dhe liderët politikë t’i kenë parasysh dhe t’i marrin në konsideratë kërkesat e KQZ-së.

Më Shumë

Liria merr tre pikët e para në shtëpi

Liria ka arritur të sigurojë fitoren e parë para tifozëve të saj në këtë sezon, duke mposhtur Tefik Çangën me rezultat 2:0 në stadiumin “Përparim...

Abrashi premton mbështetje për KB ‘Bashkimi’: Prizreni e meriton një kampion në basketboll

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka vizituar sot klubin e  basketbollit, KB “Bashkimi”, në kuadër të angazhimit...

Lajmet e Fundit