33.4 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025

Dalin detaje/ Ja kush janë bosët e laboratorit të drogës në Has

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme në lidhje me laboratorin e drogës në Has.

Sipas tij, fshatarët e arrestuar janë thjeshtë punonjës të fabrikës.

Sipas ish-kryeministrit bosët e vërtetë të heroinës janë deputetë e pushtetarë të lartë, me prona në Tiranë e Vlorë.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Fshatarët Branogut miliardierë me një furgon apo kurbanet e narkopushtetarëve!

Të dashur miq, në një operacion ndërkombëtar të dekonspiruar nga narkopolicia, në fshatin Branog u zbulua fabrika më e madhe e heroinës së partisë, u konfiskuan rreth 100 kg heroinë e pastër, kurse 160 kg heroinë dhe miliona euro thuhet se u morën dhe u zhduken nga narkokomisari i policisë.

Në këtë operacion u arrestuan fshatarët Mustaf dhe Xhavit Shuti, babë dhe bir, ekstremistë të partisë siçiliste dhe një zjarrfikës në Shkodër e një punonjës bashkie në Krujë.

Por me të drejtë mund të shtrohet pyetje nëse fshatarët Shuti, të cilët deri tani rezulton se kanë një furgon, janë kurbanë të partisë siçiliste për të maskuar bosët e pushtetit apo miliardierë me fabrikë heroine.

Për fshataret e Branogut, por edhe burime të antidrogës, ata janë thjeshtë roje dhe punëtorë të fabrikës kurse bosët e saj janë deputetë dhe pushtetarë të lartë me prona të mëdha në Tiranë, Vlorë, etj.

Narkopolicia si zakonisht mbron pushtetarët bosë të narkotrafikut. Suksesi i vërtetë pra është fshehja dhe mbrojtja e kokave të këtij rrjeti narkotrafiku.

Më Shumë

Driton Selmanaj kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Driton Selmanaj do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që priten të mbahen...

Driton Selmanaj reagon pas zyrtarizimit si kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit: “Nder dhe një përgjegjësi e madhe”

Pas zyrtarizimit si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj ka reaguar përmes një postimi publik,...

Lajmet e Fundit