Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Irlandë e Veriut

Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Irlandë e Veriut, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut, që do të zhvillohet të enjten, më datë 09/06/2022 në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online. Tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët” janë të vendosur në tribunën Veri. Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Një person mund të blejë deri në katër bileta”, ka njoftuar FFK.

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit