4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Danaja dhe shiu i artë, 1001 shndërrimet e Zeusit

Zeusi, zoti dhe perendia supreme e grekëve, është mishërim i të gjithëfuqishmit. Të gjithë duan të jenë shembëlltyra e tij dhe të gjitha ëndrrat e tyre të dashurisë, dëshirat për fitore dhe për sundim seksual përcillen përmes perendisë së perendive. Në qendër të kësaj dëshire është vullneti për të arritur objektin e saj, pavarësisht nga çdo vështirësi.

Nga Gerold Dommermuth-Gurdrich

Zeusi i papërballueshëm zotëron një mori mënyrash, të cilat njerëzit e vdekshëm vetëm mund t’i ëndërrojnë.  Një perendi mund të marrë cilëndo dukje të dojë, dhe Zeusi i drejtohet shpesh kësaj mundësie.
Kështu ai shtie në dorë Alkmenën e bukur duke marrë tiparet e të shoqit të saj, Amfitrionit e po ashtu, ai josh Europën nën formën e një demi. Për të shtënë në dorë Danajën, vajzën e Akrisit, mbretit të Argos, i duhej të shfrytëzonte një dredhi. Në të vërtetë e mbyllur nga i ati në një kullë prej bronzi, vajza e re është e paarritshme. Akrisi duke mos pasur tjetër trashëgimtar, pyeti orakullin për të mësuar nëse do të kishte pasardhës. Atij ju përgjigjën se vajza e tij, Danaja, do të linddte një djalë, që do ta vriste. Atëherë ai vendos ta mbyllë të bijën në një kullë të dyfishtë, në birucën më të thellë. Nuk ka gjë më të vështirë sesa t’i afrohesh të burgosurës së bukur; dhe ndoshta është pikërisht kjo që e josh Zeusin. Ai shndërrohet në shi të artë, për t’u futur në kullë, nëpërmjet një të çare të çatisë, duke gjetur kështu guximin për të dhunuar vajzën e re. Pak kohë më pas, u pa që Danaja ishte shtatëzënë.
Akrisi, që nuk i beson ndonjë mrekullie, dyshon se vëllai i tij, Proiti, kishte abuzuar me vajzën gjë që shkakton grindje. Kur bebja lind , Danajën e mbyllën së bashku me të në një sanduk dhe i hodhën në det.  Dallgët e qojnë në ishullin e Serifos, ku një peshkatar merr Danajën dhe fëmijën e saj.
Ky djalë i Zeusit është Perseu, heroi i madh i mitologjisë greke, yllësia e të cilit ndriçon në qiejt e Hemisferës së Veriut. Ndërkaq Perseu vret Akristin, por në mënyrë të pavullnetshme, gjatë lojërave funebre. Parathënia e orakullit u sendërtua.
Dhe kjo nuk është e gjitha. Asgjë nuk i kufizon shndërrimet e Zeusit, të nxitura gjithmonë nga pasionet e tij të dashurisë: shi i artë, bashkëshort i rrem, dem…madje ai kthehet edhe në re për të joshur Iojën, që e kishte ndjekur aq gjatë. Por, forma e një zogu duket është ajo që i shkon më shumë për shtat. Me qëllim që të josh Herën, atë që do të bëhej gruaja e tij, ai bëhet qyqe  dhe i qullur nga shiu, me pendë të fryra – ai u kujdes t’i shpërthente këta përbërës të natyrës, kërkon strehë në banesën e së bukurës. Perendesha, së cilës i vjen keq për zogun e vogël, e ngroh në gjinjtë e saj. Për t’iu afruar Ledës, merr pamjen e në mjellme, dhe kjo e fundit pastaj e shndërruar në një pate, lind Helenën, më të bukurën e grave. Ndërsa për të joshur princin e familjes mbretërore të Trojës, Ganimedin, Zeusi shndërrohet në shqiponjë, duke e rrëmbyer më të bukurin e të vdekshmëve nga fusha ku po ruante bagëtitë.
Ky raport me Ganimedi, që vazhdon gjatë, hedh dritë mbi kulturën erotike të lashtësisë. Grekët, pra mund të dashurojnë me passion djemtë më të rinj, ndërsa gratë janë vetëm ëndrra e një burrërie të kufizuar të seksualiteti’ mjafton që ato të pëlqejnë rolin e nënës së familjes, sepse detyrat e tyre kufizohen në ato të shtëpisë.

*Shkëputur nga “Mitet më të famshme të lashtësisë” / përgatiti ObserverKult

Më Shumë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit