-5.1 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Darka e paharruar e Lasgushit me Çabejn në Graz

Marie Poradeci ka kujtuar sot në profilin e saj në Facebook një histori që babai I kishte treguar kohë më parë lidhur me miqësinë e tij me Eqrem Çabejn. Ja çfarë shkruan Maria: Ishin të dy me Eqrem Çabeun në Graz (Austri), ishim të dy studentë (vitet 1925-1926). Kishim gjetur për të ngrënë darkë një restorant të vogël, por shumë të mirë familjar. Në kuzhinë ishte gruaja, në banak ishte burri dhe vajza e tyre ishte kameriere. Na pëlqente shumë ushqimi aty.

Një natë, po hanim si zakonisht dhe po bisedonim. Lokali ishte plot dhe të gjithë hanin dhe flisnin me njeri tjetrin dhe nuk ndiheshin. Ne, na kishte tërhequr aq shumë biseda sa nuk e kishim vënë re që po flisnim me zë të lartë.

Po flisnim shqip. Dhe here pas here aprovonim njeri-tjetrin duke thënë po po (ata që dinë gjermanisht do ta kuptojnë). E vumë re që klientët na shikonin si të habitur. Po ne, vazhdonim të flisnim me zë të lartë. I zoti i lokalit (burri, që rrinte në banak), na u afrua dhe me zë të ulët dhe me shumë sjellje na tha që duhet ta ulnim zërin sepse po shqetësonim të tjerët që ishin duke ngrënë.

Ne, nuk e konsideruam vërejtjen e tij dhe vazhduam duke folur me zë të lartë. Ata, klientët, dalëngadalë filluan të paguajë dhe e boshatisën lokalin duke na lënë vetëm. U turpëruam shumë dhe nuk shkelëm më kurrë në atë lokal.

Më Shumë

Shtiu me pistoletë me gaz në drejtim të dy personave, arrestohet i dyshuari në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti në një restorant ka shtënë me pistoletë me gaz në drejtim të dy personave. Policia ka...

Babai në Prizren raporton se i është zhdukur djali

Një person në Prizren ka raportuar se i është zhdukur djali i tij. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është zhdukur nga 23 dhjetori. “Rr....

Lajmet e Fundit