15.1 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Dasma kthehet në tragjedi, shoferja e dehur aksidenton çiftin e sapomartuar, vdes nusja, dhëndri në gjendje kritike

Një tragjedi ka tronditur Shtetet e Bashkuara, ku raportohet se një vajzë e re, e identifikuar si Samantha Miller, e cila po largohej nga dasma e saj, humbi jetën vetëm pak çaste pas ceremonisë, pasi një shofere e dehur u përplas me automjetin e çiftit të porsamartuar në një rrugë plazhi në Karolinën e Jugut.

Sipas The Guardian, dhëndri Aric Hutchinson ndodhet në gjendje kritike, ka pësuar lëndime në tru dhe fraktura të shumta. Të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë që ndodheshin në automjet me çiftin. Gjithashtu nëna e dhëndrit krijoi një faqe ‘GoFundMe’ për të paguar funeralin e nuses së saj dhe faturat mjekësore të djalit të saj.

Lexo Edhe:

 

Ndalni dhimbjen e kyceve në 3 ditë me këtë metodë të thjeshtë

Edhe një kërcënim i Vuçiqit: Mos i dëboni serbët, përndryshe ne dimë çfarë…
Ndërkohë e dyshuara Jamie Lee Komoroski po ecte me 105 km/h në momentin e aksidentit, para se të përplasej në automjetin e çiftit të porsamartuar. Kufiri i shpejtësisë në atë zonë është 40 km/h.

Ajo po akuzohet për vrasje dhe për dhënien e makinës në gjendje të dehur dhe rrezikon të përballet me 25 vjet burg.

 

Më Shumë

Prizreni plaifikon zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagje e fshatra

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Islam Ukaj, ka bërë të ditur se po punohet për zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagjet...

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Lajmet e Fundit