12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Dasma në Lubizhdë: Rasti po hetohet nga Policia, ftohet për intervistë kryefamiljari

Dasma e cila u bë shumë e komentuar gjatë javës së kaluar ishte ajo e familjes Gigollaj në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Kjo pasi në videot që kishte publikuar këngëtari Labinot Rexha shihet një numër i madh i njerëzve të cilët vallëzonin e festonin në oborrin e shtëpisë.

Ndonëse gjatë kohës sa është mbajtur dasma, policia e rajonit nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme, rasti është duke u hetuar pas raportimit të emisionit Sonte në T7.

Policia Rajonale e Prizrenit deklaroi për emisionin tonë se ftoi për ta intervistuar kryefamiljarin R.G, që njehësh ishte organizator i dasmës.

“E nderuar, për informimin tuaj në lidhje me rastin e organizimit të ahengut-dasmës, sot me datën 5 gusht2010 në cilësinë e personit të dyshuar është intervistuar R.G dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt për moszbatim të vendimit të Qeverisë dhe mosveprim në bazë të ligjit në kohë pandemie”.

Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë dasma e vetme që është organizuar në Kosovë gjatë kësaj periudhe pandemie./T7

Më Shumë

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Lajmet e Fundit