Del jashtë kontrollit zjarri mbi tunelin e Kalimashit

Zjarri mbi tunelin e Kalimashit ka dalë jashtë kontrollit. Sikurse duket edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel zjarri ka pushtuar të gjithë hapësirën e malit.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe dy mjete zjarrfikëse, por terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka.

Ndërsa sa i përket situatës së zjarreve në Bashkinë Mirditë, zjarri në malin e Munellës ka marrë përmasa më të mëdha, i favorizuar edhe nga erërat e forta.

Mësohet se zjarri është duke zbritur në fshatrat Domgjon dhe Munellë, duke u kthyer në kërcënim serioz për ta. Në fshatin Thirrë zjarri është aktiv, ku në lagjen Gështenjë është afruar në distancën 700 m, transmeton tch.

Në lagjen Karaq është afruar në distancën 1000 m. Në terren janë 55 forca të ushtrisë, 10 zjarrfikës, 4 të shërbimit pyjor. Nga këto forca po bëhet e pa mundura për frenimin e vatrës, por është shumë e vështirë izolimi.

Ndërkohë për tu dalë në ndihmë zjarrfikësve, ushtrisë dhe ekipeve të tjera emergjente, për shuarjen e zjarreve, në Shqipëri sonte janë nisur edhe pjesëtarët e FSK-së me mekanizmin e tyre.

Për të parë videon klikoni KËTU

Më Shumë

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit