Del në skenë emri i pasuesit të Diego Godin tek Interi

Mediat italiane janë të bindura që Diego Godin do të lërë Milanon në përfundim të këtij sezoni, duke qenë se nuk është përshtatur si duhet me skemat e trajnerit Antonio Conte, ndërsa Marotta e Ausilio vijojnë punën për të gjetur pasuesin e tij.

Prej kohësh negociojnë për blerjen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, por së fundi në skenë ka dalë edhe emri i 21-vjeçarit të Nices, Malang Sarr, i cili gjithashtu ndiqet nga disa klube të Premier League.

Image

Sarr ka shkëlqyer me fanellën e kuqezinjve, ndërsa Interi dëshiron të shfrytëzojë faktin që mbrojtësi është futur në vitin e fundit të kontratës dhe mund ta rrëmbejë në Milano për një shifër prej 10-15 milionë eurosh.

Një tjetër faktor pozitiv për zikaltrit është edhe menaxheri i mbrojtësit, Federico Pastorello, i cili ka marrëdhënie mjaft të mira me drejtuesit e Interit, pasi është njëkohësisht menaxher i futbollistëve si Lukaku, Candreva e Asamoah.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Shoshajt, themelues i celulave të para të UÇK-së në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Elbasan Xhezair Shoshajt, një prej themeluesve të celulave të para të...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit