7.6 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Dënimi i Ramadan Mujës, flet avokati i tij

Mbrojtësi i ish-kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, avokati Ruzhi Berisha në një prononcim për KALLXO.com ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës së Gjilanit me anë të të cilit Ramadan Mujës i është shqiptuar dënimi me burgim me kusht prej 1 viti.

Muja është shpallur fajtor për dy pika të aktakuzës nga gjithsej katër për të cilat akuzohej. Atij Gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim me kusht prej 1 viti me kusht që brenda dy viteve të ardhshme të mos kryej ndonjë vepër të re penale.

Ramadan Muja, akuzohej për katër pika të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Avokati Berisha për KALLXO.com ka deklaruar se ende nuk e ka pranuar aktgjykimin por ka thënë se “gjithsesi”, do të bëjë ankesë lidhur me dy pikat për të cilat Gjykata e ka shpallur fajtor të mbrojturin e tij.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Minir Krasniqi, avokati Pjetër Përgjokaj ka deklaruar se nuk është i kënaqur me vendimin e Gjykatës së shkallës së parë. I njëjti tha se pasi që të pranoj aktgjykimin do të deklarohet edhe lidhur me ankesën duke shtuar se është shumë i pakënaqur pasi që sipas tij në veprimet e të mbrojturit të tij nuk ka elemente të veprës penale.

Më Shumë

Alexis Mead, ylli i finales

Basketbollistja e KBF Bashkimit, Alexis Mead, u shpall MVP e Kupës së Kosovës, duke udhëhequr skuadrën drejt triumfit me një paraqitje vendimtare në finale,...

Suharekë: Për manipulim të votave intervistohen 71 persona, 19 ndalohen

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka iniciuar hetime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Komunën e...

Lajmet e Fundit