10.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Dënohen me 12 vjet burgim tre shtetas të Shqipërisë në Prizren për shkak të trafikimit të drogës

 

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të rënda, shpalli aktgjykim ndaj tre të akuzuarve, të gjithë shtetas të Shqipërisë.

Të pandehurit, me iniciale GJ.K. (mashkull) dhe K.Z. (femër) nga Lezha dhe i treti A.M. (mashkull) nga Fushë Kruja, Republika e Shqipërisë, akuzohen për veprën penale, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 281 para.1 nën para. 1.9 dhe 31 të KPRK-së.

Dy të akuzuarit e parë gjykohet me dënim me gjobë në shumën me nga 1.000 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite për secilin.

Ndërsa personi i tretë, A.M., gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 500 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Të njëjtit, sipas Themelores së Prizrenit, me datën 22.10.2016 në periudhën kohore prej orës 05:40 minuta pa autorizim kanë transportuar dhe ndërmjetësuar transportin e dërgesës – substancë psikotrope të llojit marihuanë me qëllim të shitjes ose ofrimit për shitje në peshë prej 39 kg e 035 gram.

Më Shumë

VV-ja e përmend Andin Hotin si alternativë për president

Andin Hoti është emri i radhës që po diskutohet për pozitën e presidentit. Siç raporton Nacionale, Glauk Konjufca ka refuzuar të përfshihet në këtë procedurë. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Plani...

Rifillojnë gërmimet vlerësuese në “Përzhina” të Rahoveci

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar se kanë rifilluar gërmimet vlerësuese në Rahovec, më saktësisht në lokacionin e njohur në evidencat...

Lajmet e Fundit