11.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Dënohet drejtori i Bujqësisë në Malishevë

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha, për mos deklarim të pasurisë, është dënuar më gjashtë muaj burgim me kush, si dhe 600 euro gjobë, të mërkurën nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Mirëpo, dënimi me burg ndaj tij nuk do të ekzekutohet, nëse ai brenda periudhës verifikuese prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari Hoxha po ashtu, obligohet që të paguajë edhe paushallin gjyqësor prej 30 eurosh, si dhe 20 euro për kompensimin e viktimave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën fillestare të mbajtur më 13 shtator 2019, i akuzuari Hoxha, ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën ngarkohet, duke shtuar se nuk e ka ditur që raportimin e pasurisë duhet ta bëjë përsëri mbas tre muajsh, pas marrjes së detyrës.

Pranimin e fajësisë nuk ishte kundërshtuar nga prokurori Armend Zenelaj, me arsyetimin se pranimi i fajësisë ishte vullnetar, pa presion dhe se gjente mbështetje në provat që janë pjesë e shkresave të lëndës.

Sipas aktakuzës së ngritur më 15 gusht 2018, Murat Hoxha akuzohet se nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare, edhe pse e ka ditur se si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës ka qenë i detyruar konform Ligjit që Deklarimin e Pasurisë, t’ia dërgojë në afat ligjor AKK-së dhe të dhënat e kërkuara në formular, por i akuzuari nuk ka respektuar ligjin dhe nuk i ka paraqitur ato të dhëna për periudhën kohore 1 mars deri më 31 mars 2017.

Në aktakuzë thuhet se me këto veprime, i akuzuari Murat Hoxha ka kryer veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 437 paragrafi 2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vdes veterani i UÇK-së nga Dragashi, Osman Shala

Ka vdekur veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dragashi, Osman Shala. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga bashkëluftëtarët e tij. “Sot...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit