5.5 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Dënohet këshilltari i Asamblesë Komunale në Prizren

Edis Aljilji,, i akuzuar për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë”, u dënua nga Gjykata Themelore në Prizren me dënim me gjobë prej 400 eurove, raporton Drejtësia Sot.

Gjithashtu, i akuzuari obligohet që të paguaj shpenzimet procedurale në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 20 euro dhe në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit shumën 30 euro, në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit
Deri te ky vendim gjyqtarja Shpresa Emra erdhi pasi që paraprakisht gjatë seancës së shqyrtimit gjyqësor i akuzuari Aljilji,, e pranoi fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.

Ajo në fund theksoi se palët kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në gjykatën e Apelit brenda afatit prej 15 ditëve.

Sipas Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Edis Aljilji akuzohet se nga 1 marsi e deri më 31 mars 2018, në pozitën e këshilltarit të Asamblesë Komunale në Prizren, nuk e bën deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare.

Aktakuza sqaron se si zyrtarë publik i pandehuri është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë për periudhën për periudhën e vitit 2017 deri me 31 mars 2018, përkundër fakti se i njëjti ka qenë i njoftuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit një gjë të tillë nuk e kishte bërë i pandehuri sipas afatit të përcaktuar ligjor.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta...

Prizreni plaifikon zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagje e fshatra

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Islam Ukaj, ka bërë të ditur se po punohet për zgjerimin e ndriçimit publik nëpër lagjet...

Lajmet e Fundit