8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Jep mbrojtjen ish-rektorit i Universitetit Publik të Prizrenit Ramë Vataj

Pranë, Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prizren, ka dhënë mbrojtjen e tij Ramë Vataj i akuzuar për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”, Drejtësia Sot, raporton se ish-rektori i Universitetit Publik të Prizrenit, Ramë Vataj, po akuzohet se duke vepruar në cilësi të rektorit, ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta.

Ai në seancën e sotme i është përgjigjur avokatit të tij mbrojtës, Labinot Vata duke thëne se të gjitha njësitë akademike i shprehin kërkesat dhe nevojën për staf të rregullt dhe të angazhuar akademik.

Ai më tutje ka shtuar se pasi që kërkesa në fjalë aprovohet në këshillë të fakultetit, pastaj kalohet në senat si dhe njësia akademike së bashku me komisionin përcaktojnë kushtet dhe shqyrtimin e kandidatëve për lëndët e caktuara.

Tutje, i akuzuari tha se nuk më kujtohet se Vehbi Miftari ka bërë kërkesë në SIA lidhur me konkursin e shpallur, pasi që të gjitha ankesat kërkesat dërgohen tek sekretariati dhe se rektori nuk ka për obligim të merret me çështje administrative.

Ndërsa, në pyetjen e parashtruar nga prokurori shtetit Shahadin Destani se a keni qenë mbikqyrës për paraqitjen e kandidatëve, përfundimin e konkursit dhe paraqitjen e ankesave, i akuzuari tha se nuk jam mbikëqyrës i të gjitha organeve ngase secili organ apo komision ka detyrat dhe përgjegjësitë e veta.

Po ashtu, i akuzuari tha se të gjitha vendimet e marruara nga senati jam i obliguar që ti pranoj dhe ti nënshkruaj ato dhe se lidhur me konkursin në fjalë nuk jam njoftuar që ka pasur parregullsi ose që i’u është mohuar e drejta e dikujt tjetër.

Ndër të tjera, i njëjti deklaroj se kandidatët e përzgjedhur se a janë informuar apo jo nuk është kompetence e imja, por kompetentë të merren me këtë çështje janë organet administrative.

Pas përfundimit të mbrojtjes, mbrojtësi i të akuzuarit në fjalë avokati Labinot Vata, kërkoi nga gjykata qe ti jepet kohë për përgatitjen e fjalës përfundimtare.

Me propozimin në fjalë u pajtuan prokurori i shtetit Shahadin Destani si dhe i dëmtuari Vehbi Miftari.

Më pas, gjyqtari i çështjes Fatmir Krasniqi e aprovoj propozimin e avokatit Vata dhe vendosi që gjykimi i sotëm të shtyhet dhe të njëjtin e caktoj me datë 10 dhjetor 2021 me fillim nga ora 11:00, ku pritet të jepet fjala përfundimtare e palëve në procedurë.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Lajmet e Fundit