5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Deputetët serbë thonë se FAK-u duhet diskutuar në Bruksel

FSK15Përfaqësues të pranisë ndërkombëtare sikurse edhe diplomatë të shteteve perëndimore kanë shprehur interesim lidhur me ecurinë e procesit të transformimit të Forcave të Sigurisë të Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, ndërkohë që nga vendimmarrësit janë njoftuar se Qeveria ende nuk e ka dërguar pakon ligjore në Kuvend.

Madje, sipas një plani të Ministrisë së FSK-së, pakoja ligjore për themelimin e FAK-ut nuk pritet të shkojë në Kuvend deri në fund të muajit mars.

Por pavarësisht kësaj, deputetët nga Lista Serbe kërkojnë që në proces të përfshihet edhe shteti i Serbisë, përkatësisht që çështja të shtrohet në dialogun Prishtinë – Beograd, të ndërmjetësuar nga Brukseli./Koha Ditore/

Më Shumë

Gjeti një mjet shpërthyes duke punuar në një shtëpi në Rahovec, aktivizohet FSK-ja

Derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Rahovec, një qytetar ka hasur në një mjet shpërthyes. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, me...

Publikohet orari i Play-Off-it në Superligë

Vetëm në minutat e fundit është përcaktuar renditja përfundimtare e sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, duke sjellë një fazë “Play-off” që premton spektakël...

Lajmet e Fundit