Deputeti i VV-së: Gjykata Speciale do ta kriminalizojë UÇK-në !


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj thotë se Gjykata Speciale do të kriminalizojë UÇK-në.

Ai, fajëson presidentin, Hashim Thaçi dhe PDK-së, për formimin e kësaj gjykate.

“Gjykata Speciale në 10 vitet e ardhshme do ta demonizojë dhe kriminalizojë UÇK-në!”, shprehet Rexhaj, shkruan “PrizrenPress”.

“Tani është vetëm fillimi”.

“Në muajt dhe vitet në vazhdim në vend të çlirimtarit të vendit, Hashim Thaçi dhe PDK-ja ia ka mundësuar Serbisë që çlirimtari i vendit tonë të shndërrohet në agresor dhe kriminel lufte!”.

“Përkundër që lufta çlirimtare ka qenë e drejtë, legjitime dhe e pastër, tendencat e Serbisë të ndihmuar nga Thaçi dhe PDK-ja, e ndihmuar edhe nga subjekte të tjera, do të kenë kosto të rënda për historinë dhe UÇK-në”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Lajmet e Fundit