27 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Deputeti i VV-së: Shteti dështoi në rastin e deputetit që vuri në dyshim legjitimitetin e Qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ishte i ftuar sot në emisionin Frontal me Arsim Lanin në T7.

Abrashi ka folur për seancën e djeshme dëgjimore të Kushtetueses për çështjen e ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi në votimin e Qeverisë “Hoti”, shkruan Gazeta Express.

“Argumentet tona qëndrojnë për shkak që situata është shumë e qartë. Një deputet që është i dënuar dhe për mashtrim ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë prej 1 vjet e tre muaj dhe kriteret ligjore thonë që një deputet e humb mandatin kur është i dënuar me vendim të formës së prerë”, ka thënë Abrashi.

Deputeti i VV-së ka thënë se nuk e kupton se si kanë dështuar instancat shtetërore në mos arritjen e identifikimit të një rasti të tillë.

“Kuvendi i Kosovës është njoftuar dhe pyetja jonë është se si është e mundshme që mekanizmat shtetëror kanë dështuar kaq keq në këtë çështje. Pra këto institucionet tona a bëjnë ndonjë vlerësim paraprak se kandidatët a i plotësojnë kushtet për të kandiduar apo të formohet një komision ad hoc për të vlerësuar se a mund të kandidoj apo jo një kandidat”, ka thënë ndër të tjera Abrashi.

Sipas tij problemi qëndron që Arifi ka votuar në një proces të rëndësishëm pavarësisht që kishte një vendim të formës së prerë.

“Ne mendojmë që deputeti ka qenë prezent në sallë dhe ka pasur votë përcaktuese në një proces duke pasur një vendim të formës së prerë”, ka deklaruar ai.

Abrashi theksoi se vota e deputetit Arifi e vuri në dyshim legjitimitetin e Qeverisë.

“Kemi të bëjmë me një proces që ka vënë në dyshim legjitimitetin e Qeverisë”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express/

Më Shumë

Trajneri i Ponte Prizrenit: Në emër të klubit shpreh keqardhje për dhunën

Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, ka dënuar dhunën që ndodhi sot në përballje me Pejën. “Në emër të klubit Ponte Prizreni  shpreh keqardhje për...

Qeveria Kurti miraton programin qeverisës

Kabineti qeveritar ka miratuar programin qeverisës për vitet 2021-2025. Ministri Goran Rakiq ishte i vetmi që ka abstenuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar...

Prizren, një vdekje dhe vetëm 2 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se një person i infektuar me COVID-19 ka vdekur në komunën e Prizrenit...

Të martën përballja e tretë, Peja kërkon rikthimin e madh – Yllit i mjafton një fitore për titullin

Të martën (nesër) do të zhvillohet përballja e tretë e finaleve të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe...

66-vjeçari që ka 16 gra dhe 151 fëmijë

Një burrë, i cili ka 16 gra dhe 151 fëmijë, thotë se kërkon që të shtojë familjen. Misheck Nyandoro, nga Zimbabve, thekson për “The Herald”...

54-vjeçaren e zë rryma, po mbushte telefonin që ia kishte dhuruar bashkëshorti

Një grua në Tajlandë u gjet e vdekur pasi e kishte zënë korrenti ndërsa luante me telefonin e saj të ri që ishte në...

SHBA dërgon aeroplanë luftarakë për të mbrojtur trupat e saj gjatë tërheqjes nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar burime shtesë ushtarake për të mbrojtur forcat amerikane dhe të koalicionit gjatë tërheqjes nga Afganistani. Aeroplana bombardues dhe...

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka ndodhur se drejtori i shkollës në fshatin Mushtisht të Suharekës ka raportuar se persona të panjohur...

Gastronomët paralajmërojnë protesta në rast se nuk lehtësohen masat anti-Covid

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar protesta në rast se nuk lehtësohen masat për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, derisa ka...

Muharremaj angazhohet në mbjelljen e luleve në qytetin e Suharekës

Kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar përmes një postimi në facebook se ka kontribuar në mbjelljen e luleve në qytet. Muharremaj poashtu...

Rritet qarkullimi i bizneseve, për katër muaj shteti inkasoi mbi 200 milion euro taksa

Këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka tejkaluar planifikimin e të hyrave nga tatimet, por edhe qarkullimi i bizneseve sivjet është më i...

Rexhaj: Gërvalla deklaratën për dërgim të dosjeve në Speciale e ka thënë kur ishte në LDK

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një intervistë për T7 ka folur edhe për deklaratën e disa viteve më parë të Donika Gërvallës...

L’Equipe: Neymar te PSG deri në vitin 2026

Paris Saint-Germain do të konfirmojë rinovimin e kontratës me Neymar të shtunën (sot), me lojtarin që do të vendosë nënshkrimin e tij në një...

Kosova burimi kryesor i turistëve në Shqipëri

Sezoni turistik këtë verë në Shqipëri pritet të shënojë një rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur kufizimet dhe situata e pandemisë Covid-19 ishte...

Komunikatë nga FBK lidhur me incidentin ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës

Federata e Basketbollit e Kosovës është tej mase e shqetësuar me incidentin që ka ndodhur të martën mbrëma në ndeshjen e pestë gjysmëfinale të...

Prizren, një vdekje dhe vetëm 3 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se një person i infektuar me COVID-19 ka vdekur në komunën e Prizrenit...

Lajmet e Fundit