Deputetja italiane i shpëton grabitjes në qendër të Romës

Deputetja italiane e Forza Italia-s, Michaela Biancofiore është sulmuar në orën 01:00 të natës në qendër të Romës ndërsa kishte nxjerrë për shëtitje qenin e saj.

Deputetja, megjithatë ka arritur t’i shpëtojë grabitësit, një 22-vjeçar nga Sudani, i cili është arrestuar nga një patrullë karabinierësh që po kalonte rastësisht aty.

Sipas shtypit italian, gruaja po kalonte në rrugën “Nazionale” me qenin e saj, kur ka kuptuar se dikush po e ndiqte. Në pak minuta, pati një përpjekje për ta grabitur: deputetja është përplasur në një mur pak metra larg Quirinale-s. Por Biancofiore ka reaguar dhe pasi e ka shtyrë agresorin, ka ndaluar për të njoftuar një patrullë karabinierësh.

Grabitësi është identifikuar menjëherë nga forcat e rendit. Bëhet fjalë për Mohamed Atiols, një 22-vjeçar nga Sudani. “Tipi klasik që nuk ka të drejtë për azil, – ka shpjeguar deputetja. – Një nga 600 mijë azilantët që duhen dëbuar. Shpresoj që qeveria e ardhshme me koalicion legist të mbajë premtimet”.

Deputetja ka treguar në fund se kishte pasur frikë, “por, -saktëson, – më shumë se dhuna fizike, i shoh të padenja fyerjet në ueb ndaj meje vetëm pse thashë që Jugu (i Italisë) është më i varfër se Veriu”, – thotë ajo, duke iu referuar një ndërhyrjeje televizive të disa ditëve më parë.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit