0.2 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Derbi ‘kinez’ i Milanos

Në “San Siro”, sfida përfundoi ashtu sikurse edhe në fazën e parë, me barazimin 2-2 në një ndeshje vërtet të çmendur ku ai që e vulosi rezultatin përfundimtar ishte Zapata në sekondën e fundit të shtesës prej 7 minutash.

Edhe pse si asnjëherë më parë derbi u luajt në mesditë, ndeshja ishte me ritëm të lartë dhe me emocione të shumta. Milani e nisi ndeshjen më agresiv se Interi, duke krijuar disa raste për shënim, por për aftësi të Handanovic dhe si pasojë e gabimeve të lojtarëve kuqezi, porta e Interit nuk u prek në 45 minutat e para.

Ndërkohë, Interi shfrytëzoi në maksimum kundërsulmin dhe në të 36-n, Candreva mposhti Donnarumma-n. Vetëm 8 minuta më pas ishin sërish zikaltrit, këtë herë me kapitenin Icardi që e pati mjaft të thjesht ta dërgonte topin në rrjetë me portën e boshatisur, pas një aksioni të bukur dhe asisti perfekt të Perisic, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dy golave për Interin.

Pjesa e dytë nisi me Milanin në kërkim të golit që do të ngushtonte diferencë, por e gjeti shumë vonë, vetëm në minutën e 83 me mbrojtësin Romagnoli.

Megjithatë, arbitri akordoi 5 minuta shtesë, madje pas tyre la të zhvillohet loja edhe për dy minuta të tjera, ku Zapata e shënoi edhe golin e barazimit.

Edhe pse pa fitues, derbi i Milanos dhuroi shumë emocione, ndoshta të shumta ishin edhe për tifozët në Kinën e largët, që në këtë derbi ishin më të shumtë se kurrë më parë.

Më Shumë

Rinumërimi i votave, reagon ashpër Anton Quni: Më është njollosur personaliteti dhe karriera

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni ka reaguar pasi rinumërimi i votave ka nxjerrë në pah parregullësi dhe prekje të votave për disa...

Bamforth vazhdon me super paraqitje, shpallet MVP

ProCredit Superliga po vazhdon me super ndeshje, me shumë emocione. Golden Eagle Ylli po vazhdon me fitore në vitin 2026, ku kësaj radhe fitoi ndaj...

Lajmet e Fundit